Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ “Arriti diçka te paprecedentë”, gazetari ngre në “piedestal” Sylvinhon: “Play-Off”-in e Botërorit nuk e kishte arritur asnjë trajner më parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Arriti diçka te paprecedentë”, gazetari ngre
Alban Aga

Fitorja ndaj Andorrës dhe kualifikimi i Shqipërisë në fazën “Play-Off” të Botërorit është padyshim sukses i skuadrës, fakt ky i cili pranohet nga të gjithë. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, gazetari i sportit, Alban Aga ka vlerësuar maksimalisht kuqezinjtë për performancën e tyre duke i atribuar kështu meritat më të mëdha dhe trajnerit Sylvinho.

“Sa i takon cilësisë së skuadrës pasdiskutim mund të themi se është një ndër skuadrat më të mira që kemi pas në histori. Edhe në aspektin statistikor Sylvinho mund të konsiderohet trajneri më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare. Pasi 2 herë pasi është thërritur në apel si në Europian si në Botëror është përgjigjur me sukses. Edhe arriti diçka te paprecedentë siç është “play off’ i Botërorit që nuk e kishte arritur asnjë trajner më parë”, ka thënë komentatori Aga.

Kujtojmë se Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në fazën “Play-Off” të një Kupe Bote. Kombëtarja shqiptare e mbylli fushatën kualifikuese në vendin e dytë në grupin K me 14 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)

Poll

Lexo gjithashtu