Kombëtarja shqiptare pas pikës së marrë ndaj Kroacisë ka kthyer tashmë fokusin te një nga ndeshjet më vendimtare për rrugëtimin e tyre në Euro 2024. Ditën e hënë në Dusseldorf do të sfidohen me Spanjën në orën 21:00.
Sylvinho dhe “djemtë” e tij e dinë për nivelin e vështirësisë së kësaj përballjeje, por fakti që spanjollët kanë mbyllur llogaritë me kualifikimin për në fazën tjetër bën që tifozët kuqezinj të shpresojnë te fitorja ndaj tyre.
Padiksutim fitorja do të kualifikonte Shqipërinë në fazën tjetër qoftë edhe si vendi i 3-të më i mirë, nëse Italia fiton me Kroacinë. Por nëse kuqezinjtë bëjnë mrekullinë dhe mposhtin Spanjën, rezultat ky që nëse kombinohet edhe me humben e Italisë ndaj Kroacisë atëherë Shqipëria do të kalonte si e dyta e grupit B.
Gjithashtu nëse një fitore e mundshme e jona ndaj spanjollëve, kombinohet me një barazim të sfidës Itali – Kroaci, atëherë ne sërish do të ishim të 3-tët me 4 pikë. Këto janë llogari për fitoren ndaj spanjollëve, që pavarësisht vendi i dytë apo i 3-të do të ishim në fazën tjetër.
Ndërkohë nga ana tjetër barazimi me Spanjën nuk do të na linte shumë shpresa. 2 pikë do të ishin me shumë gjasa të pamjaftueshme për të kaluar si e 3-ta më e mirë. Do të ktheheshim direkt në shtëpi nesë Kroacia fiton ndaj Italisë.