
Ukraina i bëri “asist” Shqipërisë duke marrë barazim me Gjeorgjinë e kësisoj ndali kaukazianët në grup. Kështu, Kombëtarja ka po aq pikë sa gjeorgjianët dhe shpreson në marrjen e kreut.
Mirëpo, ndaj Kombëtares Shqiptare, ukrainasit nuk do të jenë kaq bujarë. Ata mund të kenë humbur shanset e kreut, por nuk dëshirojnë kurrsesi të dalin nga divizioni B i Nations League. Pritet që dyluftimi i tyre të jetë luftarak e rivalizues.
Në ndeshjen e fundit, tifozët votuan në faqen e Federatës Ukrainase të Futbollit se lojtari më i mirë kundër Gjeorgjisë ishte Mikhail Mudryk. 58 përqind zgjodhën “yllin” e Chelseat si “Lojtari i Ndeshjes”.
Anësori është kthyer në formë dhe mund të jetë një rrezik potencial për mbrojtësit e Sylvinhos nëse lihet i lirë. Duke parë se çfarë bëri në Batumi, futbollsti i talentuar mund të ngjallë shpresat e Ukrainës për një rezultat pozitiv si Çekia në Tiranë.