Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Ukraina kishte frikë", Kristjan Asllani pas humbjes: Gjëra që ndodhin në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
"Ukraina kishte frikë", Kristjan Asllani pas humbjes: Gjëra
Kristjan Asllani

Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur Kristjan Asllani.

“Nuk mund t’i pësosh dy gola në shtëpi pas 2 minutash, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Në pjesën e dytë kemi ndryshuar modulin, kemi shkuar lart me presing dhe ndeshja ndryshoi. Sonte donim pikë, për të mos dalë në vendin e fundit, do punojmë për t’u përmirësuar më shumë. Në pjesën e dytë kemi shkuar gati një kundër një dhe Ukraina kishte frikë.

Ndeshja me Çekinë dhe Ukrainën janë të ndryshme. Çekia luante me topa të gjatë dhe ishin fizikë, ndërsa sot kishim kundërshtarë që luanin futboll dhe ishin teknikë. Kishte gjithmonë një lojtar bosh, s’kemi çfarë bëjmë”, tha Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga