Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tifozët e Kombëtares “ngrijnë” para Serbisë, FSHF-ja u “pret” rrugën për në Leskovac

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët e Kombëtares “ngrijnë” para Serbisë,
Tifozet Kuqezi dhe Kombëtarja

Një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare do të jetë përballja me Serbinë. Vetëm pak ditë na ndajnë nga kjo sfidë, e cila vendos shumë mbi fatet e kuqezinjve për në Kupën e Botës 2026.

Më 11 tetor në Leskovac, “shqiponjat” e Sylvinhos do të sfidojnë Serbinë, në një takim, i cili pritet të jetë “luftë” në fushë dhe mjaft i ndezur edhe në tribuna. Por në këtë takim kuqezinjtë nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve shqiptarë nga shkallët e stadiumit.

FSHF-ja në një postim ka riktheksuar se nuk ka asnjë shans që tifozët shqiptarë të udhëtojnë drejt Serbisë. Kjo pasi siç është arritur marrëveshja para kualifikueseve se nuk do të ketë tifozë të ekipeve kundërshtarë në transfertë, saktësisht nuk do të ketë tifozë shqiptar në Serbi, ashtu siç nuk kishte as tifozë serbë në Tiranë në qershor kur ekipet sfiduan njëra –tjetrën në “Air Albania”.

“Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë”, ka njoftuar FSHF.

Një lajm ky që “ngrin” tifozët shqiptarë përpara një sfide delikate, ku mbështetja e tifozëve është gjithmonë një “armë” plus për Kombëtaren.

Poll

Lexo gjithashtu