Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Thirrjet me megafon të Mirlind Dakut, sy e veshë nga UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet me megafon të Mirlind Dakut, sy e veshë nga UEFA
Mirlind Daku, foto ilustruese

Një thirrje me megafon mund t’i kushtojë shumë Mirlind Dakut. UEFA ka çelur hetim disiplinor për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Ai mori megafonin tifozëve pas ndeshjes kundër Kroacisë duke bërë thirrje raciste për Maqedoninë dhe Serbinë. Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë qeveria e futbollit europian ka nisur hetimin për këtë ngjarje të shëmtuar.

Pak ditë para ndeshjes me Spanjën, sytë e shqiptarëve janë të drejtuar nga Komisioni i Etikës së UEFA-s për të mësuar se çfarë do të vendoset për Dakun. Sulmuesi shtatlartë këtë herë rrezikon jashtëzakonisht shumë dhe nuk do të jetë çudi që ai mos të jetë për përballjen me Spanjën.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, ndërsa Mirlind Daku kërkoi falje ditën e djeshme për veprimin e tij, duke e cilësuar si të pamenduar mirë dhe në eufori e sipër pas barazimit me Kroacinë. Ai mori pak minuta kundër kroatëve duke mos mundur të lërë gjurmë. Megjithatë këtë herë rrezikon ta humbë edhe përballjen e jetës me Spanjën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga