Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Të gjithë presin shpërthimin e tij, gazetarja e njohur nuk përmbahet ndaj Armando Brojës: Do shënosh kur ndeshja të zgjasë 5 ditë

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë presin shpërthimin e tij, gazetarja e njohur nuk
Broja, Hysaj dhe Qeqa Krelani

“Hipotekimi” i vendit të dytë nga Shqipëria në Grupin K, kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ka bërë jehonë. Kombëtarja ka shanse të mëdha për të luajtur për hërë të parë në një kompeticion kaq madhor, por fillimisht duhet të kalojë përmes fazës “play-off”.

Përtej golit të Kristjan Asllanit dhe euforisë nga kampi ynë në transfertën kundër Andorrës, Armando Broja ishte totalisht në “hije”. Gazetarja sportive Qeqa Krelani, e cila është shqiptare e Kosovës ka reaguar me nota të larta ironike kundrejt sulmuesit 24-vjeçar:

“Broja, bëhu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjent të duhet ndihë psikologjike! Ti ke për shënuar së shpejti gol…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë. Tifozeria shqiptare është tifozeria më e durueshme në botë. Janë njerëz qe falin. Urime Shqipëria”.

Të gjithë presin shpërthimin e tij, gazetarja e njohur nuk
Postimi i Qeqa Krelani

 

 

Poll

Lexo gjithashtu