
E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kombëtarja shqiptare do të sfidojë vendasit në “Mikheil Meskhi Stadium” në orën 18:00.
Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej dy ndeshjes në Nations League. Fitorja në këtë sfidë është mjaft “jetike” dhe nuk vlen për 3 pikë, por vlen për krenarinë kuqezi, për moral dhe për të tentuar vendin e parë në klasifikimin e grupit B1.
Sfida pritet të jetë mjaft e luftuar, teksa gjeorgjianët janë “tmerri” i Kombëtares tonë, me statistikat që flasin për vendasit. Por jo vetëm kap pasi edhe bastet injorojnë ndjeshëm ekipin e Sylvinhos.
Kështu një fitore e mundshme e Shqipërisë kuotohet me 4.20, ndërsa barazimi me 3.40. Nga ana tjetër fitorja e Gjeorgjisë vlerësohet me 1.90. 90-minuta spektakolare, ku kuqezinjtë tentojnë “autokritikën” dhe “hakmarrjen” ndaj gjeorgjianëve edhe për humbjen 1-0 në “Air Albania” në muajin e kaluar.