
Gazetari sportiv dhe komentatori Alban Xhihani ka qenë i ftuar në “Andale” për t’i bërë një parantezë ndeshjes Serbi – Shqipëri. Xhihani ka përcaktuar edhe pikën e dobët te Kombëtares:
“Është analizuar goxha mungesa e golave të shënuar nga sulmuesit, pykat kryesore si Manaj, Broja dhe Daku. Sulmuesit kryesor po shënojnë me pikatore. Problemi është nëse këta nuk dinë të shënojnë apo nuk i shkon topi, kjo është një pikëpyetje që unë kam evidentuar.
Por të them që sulmi është reparti më i dobët, prap nuk e them dot. Rezultatet ka lën për të dëshiruar te faza ofensive, ama janë kapacitetet aty, sepse Daku po shënon pa fund në kampionatin e vet. Broja ka këtë periudhën që nuk po stabilizohet, si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të ekipeve.
Manaj që nga penalltia e humbur ndaj Serbisë në Tiranë e ka ngarkuar disi psikologjikisht. Na mungon logjika e daljes në sulm, problemi i ndeshjeve të fundit. Jo një ide e mirëfilltë”.