Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ “Sytë janë drejt Zyrihut”, Armand Duka para hedhjes së shortit të “Play-Off”: E ardhmja shkruhet sot...

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Sytë janë drejt Zyrihut”, Armand Duka para hedhjes
Kombëtarja - Armand Duka

Kombëtarja shqiptare dhe të gjithë tifozët shqiptarë anembanë botës, ditën e sotme mezi pop resin të mësojnë kundërshtarin e fazës “Play-Off”. Siç dihet në orën 13:00 në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti i kësaj faze.

“Goglat” do të thonë fjalën e tyre dhe ku të gjithë shqiptarët “kryqëzojnë gishtat” që të kemi fat në këtë fazë dhe të shkojmë drejt “ëndrrës amerikane”, drejt Kupës së Botës 2026.

Kur jemi vetëm pak orë para hedhjes së shortit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, me kreun e FSHF-së që ka shkruar se të gjitha emocionet që lamë pas na sollën deri këtë. Ndër të tjera shprehet se e ardhmja e Kombëtares do të shkruhet sot…

“Të gjitha emocionet që lamë pas na sollën deri këtu.

Sot sytë janë drejt Zyrihut, ku do zbulojmë kundërshtarin e Play-Off-it.

E ardhmja shkruhet sot…”, ka shkruar Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu