
Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këto kualifikuese, atë ndaj Serbisë. Duel i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në ornë 20:45 në Leskovac dhe ky takim vendos shumë mbi fatet e skuadrave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë të drejtuar nga Sylvino prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke marrë kështu ngarkesën dhe direktivat e duhura për të përballuar këtë sfidë.
Kur jemi vetëm disa orë para kësaj përballjeje, trajneri brazilian ka në kokë edhe 11-shen që do të luajë kundër serbëve dhe ku do të synojë të kthehet në Shqipëri me rezultat pozitiv.
Kështu në formacion nuk pritet të ketë surpriza, teksa dilemat sa i takon sulmit duket se kanë marrë fund në seancën e fundit steërvitore. Manaj duket se ka fituar “balotazhin” me Manajn për një fanellë titullari, ashtu sikurse Bajrami në krah lë në stol Hoxhën.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Broja, Bajrami, Manaj. Trajner: Sylvinho.