Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho “riformaton” mbrojtjen në mungesë të Gjimshitit, ka dilema për sulmin (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho “riformaton” mbrojtjen në mungesë të
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare pas barazimit me Serbinë do të luajë një tjetër ndeshje mjaft të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë në mbrëmje do të synojnë fitoren ndaj Letonisë, duel që do të zhvillohet në Riga në orën 20:45.

Për këtë përballje Sylvinho ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet, teksa “shqetësimet” për të nuk mungojnë. Siç dihet për arsye kartonësh do të mungojë Berat Gjimshiti, ndërsa Arlind Ajeti që luajti titullar ndaj Serbisë ka shfaqur disa shqetësime.

Në këto kushte mbrojtja ndaj Letonisë do të “riformatohet”. Në portë mbetet i palëvizur Thomas Strakosha, teksa para tij do të vendosen Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla. Nga krahët do të mbështetet nga Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Mesfusha as në këtë sfidë nuk do të ndryshojë, teksa do t’i besohet dyshes Asllani – Shehu. Ka një balotazh mes Bajramit – Laçit dhe Hoxhës – Muçit për 2 vende në formacion. Ndërkohë titullar do të jetë sërish Armando Broja, i cili këtë herë duhet të mbështesë njërin prej Manajt ose Dakut.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami (Laçi), Hoxha (Muçi), Broja, Manaj (Daku). Trajner: Sylvinho

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga