
Kombëtarja e Shqipërisë luan nesër në orën 15:00 përballë Kroacisë. Kuqezinjtë janë në presion pas humbjes 2 me 1 ndaj Italisë, ndërsa dilema të mëdha ka për titullarët që do startojnë.
UEFA dha një parashikim për titullarët, teksa Sylvinho nuk duket se do e ndjekë. Grupi ka mbyllur i plotë stërvitjen e fundit dhe dilema e vetme shihet mes Seferit dhe Arbër Hoxhës.
Ky i fundit pati ndikim në ndeshjen e fundit dhe mund të marrë një vend titullari. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e brazilianit.
Formacioni i parashikuar nga UEFA:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Hoxha, Asani, Broja.
Formacioni që pritet nga Sylvinho:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Bajrami, Asllani, Hoxha, Asani, Broja.