Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho nuk harron Superioren dhe Kategorinë e Parë, merr në stërvitje lojtarë të Teutës, Vorës dhe Tiranës (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho nuk harron Superioren dhe Kategorinë e Parë, merr në
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare ka nisur ditën e sotme përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit të Nations League. Kuqezinjtë po punojnë për të marrë më të mirën nga ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën.

Ndërkohë që Sylvinho duket se nuk ka harruar as lojtarët e Superiores apo Kategorisë së Parë. Në listën zyrtare vetëm Andi Hadroj është lojtar i kampionatit shqiptar, por në stërvitjen e sotme, trajneri brazilian ka ftuar dhe 11 të tillë.

Nga lojtarët e Dinamos, Tiranës dhe Teutës në Superiore e deri te ato të Kategorisë së Parë me futbollistë të ekipeve si Apolonia dhe Vora. Sylvinho po i shikon nga afër, duke iu dhënë dhe mundësinë të stërviten me pjesën tjetër të Kombëtares.

Dinamo: Oresti Histo, Jordi Celkupa, Kevin Meçe.

Apolonia: Xhovalin Trifoni.

Tirana: Hajrulla Tola.

Teuta: Sandër Kalaj, Renaldo Torraj, Devit Demirçani.

Vora: Okseold Sefa, Segerso Geci, Dijar Nikqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga