Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho “merr” De Biasin në Euro 2024, braziliani kërkon të surprizojë me 5 “europianët” e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho “merr” De Biasin në Euro 2024, braziliani kërkon
Sylvinho - De Biasi

Trajneri Sylvinho publikoi ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.

Një listë mjaft interesante, por edhe me disa surpriza për të lënët jashtë grumbullimit, por edhe të ftuarit.

Nga 27 lojtarë të grumbulluar, 5 prej tyre luajnë për herë të dytë në Europian. Sylvinho ka ‘marrë’ me vete De Biasin, ose më saktë u ka besuar djemve kuqezi të cilët kanë pasur edhe besimin e italianit në Euro 2016.

Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Amir Abrashi janë 5 “europianët” me të cilët Sylvinho kërkon të surprizojë në Europianin e Gjermanisë. Të 5 këta lojtarë kanë qenë pjesë e ekipit të Gianni De Biasit, duke pasur mbi supe eksperiencën e një kompeticioni të tillë, kaq të rëndësishëm.

Edhe në Gjermani, De Biasi ka kontributin e tij, duke i lënë Sylvinhos lojtarët gati, të etur për një ecuri më të mirë se në Euro 2016, dhe ajo ç’ka është kryesorja duke i lënë lojtarë që njohin këtë kompeticion, rëndësinë, vështirësinë dhe mënyrën se si mund të përballohet presioni.

Pra me pak fjalë, hija e De Biasit vazhdon ta ndjekë Shqipërinë, me Sylvinhon që ishte i detyruar ta merrte italianin me vete në Gjermani.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga