Adrion Pajaziti është surpriza e listës së Sylvinhos për ndeshjen me Çekinë dhe Gjeorgjinë. Mesfushoir siguroi për herë të parë ftesën e Kombëtares A dhe tashmë do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij me fanellën kuqezi.
Për këtë grumbullim ka reaguar në rrjetet sociale 21-vjeçari i HNK Gorica. Talenti kuqezi ka shkruar se është mjaft i lumtur dhe krenar që do të luajë për ekipin e parë.
“Jam jashtëzakonisht krenar që kam arritur thirrjen time të parë në ekipin kombëtar”, ka shkruar Pajaziti, i cili e shoqëron me një zemër të kuqe dhe flamurti kuqezi.
Poll