Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

STATISTIKAT/ Polakët i buzëqeshin së shkuarës, por Shqipëria gati për ëndrrën amerikane! Ndeshjet e fundit vishen kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKAT/ Polakët i buzëqeshin së shkuarës, por
Çast nga një ndeshje mes Shqipërisë dhe Polonisë

Shqipëria ka mësuar mesditën e sotme edhe kundërshtarin e “Play-Off”, me të cilët do të përballet në këtë fazë. Goglat rezervuan një përballje interesante, teksa na vendosën përballë Polonisë.

Një kundërshtar jo i panjohur për kuqezinjtë, madje jo shumë i favorshëm nëse iu hedhim një sy statistikave. Në 15 duelet e zhvilluara në të kaluarën, kemi arritur vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje.

Njërën nga fitoret e kemi siguruar pikërisht 2 vite më parë, në eliminatoret e Euro 2024. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho ia doli të triumfonte 2-0 në “Air Albania”, ku golat e shënuar nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku vulosën “fatet” e kësaj përballjeje.

Ndërkohë në duelin e parë mes tyre në kualifikueset e Europianit 2024, Sylvinho debutoi në stolin  e Kombëtares me humbje 1-0, me Kombëtaren që bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht rezultatit.

Por gjithsesi tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Kuqezintjë do të luajnë “all-in” më 26 mars për të siguruar një biletë për në “finalen” e “Play-Off”, e cila do t’i çonte më afër se kurrë drejt Kupës së Botës dhe për të realizuar “ëndrrën amerikane”.

Poll

Lexo gjithashtu