Kombëtarja Shpresa ka nisur trajnimet e stërvitjen në kuadër të ndeshjeve të këtij muaj. Kombëtarja U-21 luan 2 teste miqësore kundër Moldavisë, të njëjtin kundërshtar.
Skënderbeu ka përgëzuar lojtarin e saj, Ermir Rashicën me këtë rast. Bushi, tekniku i të rinjve ka ftuar talentin 21 vjeçar që të jap kontributin në këto teste të rendësishme, pas përfundimit të kualifikueseve për Europianin e kësaj moshe. Sulmuesi i korçarëve po shkëlqen këtë sezon ku ka realziuar super gola si ai ndaj Elbasanit, apo edhe gola me vlerën e 3 pikëve si ai kundër Bylisit në Ballsh.
Ekipi i Gvozdenovic ka hedhur një post në rrjetet sociale ku uron futbollistin ne saj për këtë arritje pozitive duke përfaqësuar vendin e mbi të gjitha perspektivën e Skënderbeut.
POSTIMI I SKËNDERBEUT:
Ermir Rashica është ftuar nga Kombëtarja U-21 për ndeshjet miqësore kundër Moldavisë.