Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

SKENARË të çmendur, ja se si Shqipëria mund të kualifikohet si e para e grupit B

Shkruar nga NEWSPORT
SKENARË të çmendur, ja se si Shqipëria mund të
Kombetarja shqiptare

Shqipëria barazoi në sekondat e fundit të sfidës me Kroacinë, me ndeshjen që u mbyll 2-2. Kuqezinjtë marrin 1 pikë dhe ndodhen në vendin e 3-të në grupin B, pozicion që mund të të japë të drejtën e kualifikmit, pasi për shkak golavarazhi lë pas Kroacinë.

Në mbrëmje do të luhet një tjetër sfidë mjaft e rëndësishme në grupin B, Spanja dhe Italia do të përlasin “brirët” mes tyre për vendin e parë dhe kjo ndeshje ngjall shumë interes edhe në Shqipëri, pasi pas çdo rezultati bëhen llogaritë për kualifikimin në fazën tjetër.

Por gjithsesi, aktualisht jemi 2 pikë më pak se Spanja dhe Italia, teksa kombëtarja shqiptare ka shanset reale për kualifikimin edhe si e para grupit. Në fakt janë disa skenarë të çmendur që na vijnë në mendje.

Futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndodhë. Me një barazim mes Italisë dhe Spanjës, gjithçka do të ishte e hapur për vendin e parë. Në duelet e radhës Shqipëria sfidon Spanjën dhe Kroacia luan kundër Italisë.

Kështu Spanja dhe Italia do të kishin nga 4 pikë, ndërsa Shqipëria 1. Kuqezinjtë duhet të fitojnë me 3 gola diferencë ndaj Spanjës në sfidën e së hënës, teksa do të shpresojmë më pas që Kroacia të fitojë jo më shumë se 3 gola diferencë me Italinë.

Në këto kushte ekipet do të kishin nga 4 pikë dhe për shkak golavarazhi do të kalonim si të parët e grupit B në fazën tjetër. Skenarë të çmendur apo jo, por futbolli prandaj është i bukur se ndodhin gjëra të paparashikueshme dhe të dhuron emocione të mëdha.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga