Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria U-21 fiton me armenët, djemtë e Bushit i mbyllin kualifikueset me 5 fitore dhe në vend të 4-të

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria U-21 fiton me armenët, djemtë e Bushit i mbyllin
Shqipëri-Armeni

Kombëtarja jonë “Shpresa” ka mundur Armeninë ditën e sotme fal një autogoli të të ftuarve. Takimi i luajtur në “Air Albania” nuk dhuroi ndonjë shfaqje goleade siç pritej me një kundërshtar që kishte mbaruar llogaritë në grup. Gjithashtu, u vu re një numër i ulët të pranishmish në shkallët e arenës.

Shqipëria fal këtij rezultati minimal arrin në 16 pikë dhe kuotohet në vendin e katërt të klasifikimit në grupin E, që e kryesojnë ballkanasit e Rumanisë me një diferencë të dukshme nga të rinjtë tanë. U-21 –shat tanë arrijnë fitoren e tretë radhazi dhe të pestën në kualifikuese. Ata e mbyllin këtë rrugëtim me statistikat e 5 fitoreve, 1 barazimi dhe 4 humbjeve.

“Modriç” shqiptar, fetai luajti pjesën e dytë pasi u alternua me njën tjetër talent si Tim Civeja. Shpendi i la vendin Tomës, ndërsa minuta mori dhe Kevin Dodaj i Vllaznisë. Autogoli erdhi nga anësori i majtë i armenëve. Me karton të verdhë u faulluan Frroku i mesfushës dhe Bajrami i mbrojtjes.

REZULTATI:

SHQIPËRI 1-0 ARMENI (Aventisian 57’ AG)

RENDITJA:

RUMANIA U-21 22 PIKË

FINLANDA U-21 20 PIKË

ZVICRA U-21 18 PIKË

SHQIPËRIA U-21 16 PIKË

MALI I ZI U-21 7 PIKË

ARMENIA U-21 2 PIKË

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga