Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Shqipëria priti gabimet tona", tekniku çek krahason Gjeorgjinë me Kombëtaren: Ndeshja e radhës i ngjan kësaj në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
"Shqipëria priti gabimet tona", tekniku çek krahason
Ivan Hasek

Ivan Hasek, përveç deklaratës për televizionin CT Sport të Çekisë dha një intervistë për Fedratën Çeke ku foli mbi takimin me Shqipërinë. Ai u shpreh i kënaqur për rezultatin 0-0 dhe i kërkoi tifozëve të mbeshtesin lojtarët në arritje të vendit të parë.

“Donim të fitonim, por në finale kemi vetëm 1 pikë. Nuk shfrytëzuam rastet e pjesës së parë dhe kjo është për të ardhur keq. E merituam të fitonim kundër Shqipërisë.

Nuk i konvertuam rastet tona. Por nga ana tjetër vlerësoj që nuk e lamë Shqipërinë të krijonte avantazh, pasi u treguam solidë. Shqipëria luajti në bllok dhe priti gabimet tona. Ne ishim gati gjatë të gjithë kohës.

Është e vështirë të gjesh një tjetër si Tomas Soucek. Është kapiteni. Kemi disa opsione por përsëri do të na mungojë.

Kundër Gjeorgjisë besoj do të jetë një ndeshje e ngjashme si kjo kundër Shqipërisë. Kemi motivim sepse luajmë në shtëpi dhe nap ret mbështetja e tifozerisë. Duam rezultatin e 3 pikëve.”, u shpreh Hasek për federatën vendase.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga