Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria kërkon “biletën” për Kupën e Botës në 2026, Artan Hoxha identifikon rivalin “ideal”  

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria kërkon “biletën” për Kupën e
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në televzionin “Euroneës Albania”. Ai ka folur për Kombëtaren, konkretisht kundërshtarët e mundshëm në fazën “play-off”.

Hoxha ka identifikuar edhe rivalin më të përshtatshëm. Shorti mbahet në datën 20 nëntor, ku do përcaktohen edhe kundërshtarët. Nëse Shqipëria ia del të fitojë ndeshjen e parë në këtë fazë, ata do të luajnë “all-in” në takimin e dytë, i cili do vendos fatet përfundimtare:      

“Nga tani, çdo kundërshtarë për ne është i fortë. Të thuash se Sllovakia duket më e dobëta nga të tjera, duhet të kujtojmë se ata mposhtën Gjermaninë. Të thuash Çekinë, po jam dakord.

E kemi mundur këtu, ama në Ligën e Kombeve na mposhti. Dua të evitojë kombëtare si Skocia, të cilët janë shumë të forta fizikisht dhe teknikisht. Mua do më pelqente Ukraina.

Jo vetëm se e kemi mundur së fundmi në Ligën e Kombeve, por me ta ndeshja gjysmëfinale është jashtë. Pra Ukraina nuk luan dot në tokën e vetë, kështu që ndeshja do jetë në fushë asnjëanëse. Me ta do kemi avantazhin e tifozerisë".  

Poll

Lexo gjithashtu