Shqipëria pësoi një humbje dëshpëruese me Ukrainën, me rezultat 1-2. Ky përfundim solli dhe renditjen në vend të fundit të grupit dhe automatikisht rënien një ligë më poshtë.
Kombëtarja duket se është “abonuar” me vendin e fundit në Nations League, pasi është hera e dytë resht që lojtarët tanë zhgënjejnë në grupe. Edicionin e kaluar lojtarët shqiptarë ishin shortuar me Izraelin dhe Islandën, duke e mbyllur në vend të tretë.
Kombëtarja Shqiptare grumbulloi vetëm 2 pikë në 4 sfida dhe shpëtoi nga Liga C vetëm falë Rusisë. Kujtojmë që Rusia u dënua për shkak të luftës dhe kësisoj u rendit në fund të tabelës.
Rënia që do të kishte ndodhur që në sezonin e parafundit të Ligës së Kombeve, ndodhi pikërisht tani duke mos iu shmangur dot fatit.
Shqipëria nuk po ecën si duhet në rrugëtimin e këtij kompeticioni të ri europian dhe kjo mund të ndërlikojë shumë gjëra. Një cikël i ri fillon ku ngjitja sa më shpejtë përsëri në një ligë më lartë është padyshim objektivi primar.