Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shkruajti historinë në Euro 2024, Bajrami: Ky është Europiani, ndaj Spanjës nuk na eci me golat

Shkruar nga NEWSPORT
Shkruajti historinë në Euro 2024, Bajrami: Ky është
Nedim Bajrami

Kombëtarja shqiptare i jep fund rrugëtimit të saj në Euro 2024 që në fazën e grupeve pas humbjes me Spanjën. Të ndodhur në grupin e “ferrit” me ekipe si Italia, Spanja dhe Kroacia, kuqezinjtë ia dolën të përballen denjësisht me to.

Ky padiskutim është Europiani i Nedim Bajramit. Mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj Kombëtareje, teksa në duelin me Italinë vendosi edhe një rekord. Bajrami është lojtari që ka shënuar golin më të shpejtë në historitë e Europianëve, ku pas 23 sekondash gjeti rrugën e rrjetës.

Pas humbjes 1-0 me Spanjë, mesfushori i Sassuolos për "Tv Klan" deklaroi se ky është Europiani dhe se ndaj një skuadre si Spanjë nuk iu eci me golat. Ndër të tjera falenderoi të gjithë që kanë mbushur stadiumet dhe premtoi se në të ardhmen do të luftohet dhe punohet më shumë.

“Për të gjithë ka qenë një eksperience e madhe. I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen. Ky është Europiani. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për të gjithë. Spanja është një skuadër e madhe. Ne provuam maksimumin. Nuk na eci shumë sot me golat. Në do të vazhdojmë të punojmë më shumë”, ka deklaruar mesfushori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga