Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Serbia kundërshtar me probleme, të mendojmë vetëm për sport”, presidenti Duka pas shortit: Andorra nuk më pëlqen, s’është aspak komode

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbia kundërshtar me probleme, të mendojmë vetëm
Armand Duka, president i FSHF

Ditën e sotme u hodh shorti u kualifikuesve të Botërorir 2026, me Kombëtaren shqiptare që u shortua me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Pas shortit ka folur dhe presidenti i Federatë Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti Duka ka dhënë mendimin e tij për të gjithë kundërshtarët.

“E dija rregullin e shortin. Nuk jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, me atë çfarë sollën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër, nga të gjitha këndvështrimet do të ishim më mirë.  

Pasi pashë skuadrat e para në grupe, ishe grupi që nuk doja nga të gjitha grupet. Nuk do të dojë një përballje me Anglinë, nga ekipet më të forta. Duhet të përgatitemi edhe kundër Anglisë. Serbia është një kundërshtar me problemet sensitive të veta, uroj që në këto kualifikuese të mendojmë të gjithë vetëm për sport. 

Andorra gjithashtu nuk më pëlqen, nuk është komod, duhet të udhëtosh nëpërmjet Barcelonës dhe 3 orë me autobus. Të shikojmë kalendarin, për kundërshtarët e marsit. Stafi t’i përgatisë ato, t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Duhet organizim perfekt dhe impenjim maksimal.  

E takova para shortit presidenten e federatës angleze, edhe i thashë që nuk dua të luajmë kundër jush. Është luks të luash në “Wembli” dhe vështirë të bësh rezultat. 

Sfida e federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen. Ndeshja me Serbinë do të jetë në shtator, tetor apo nëntor.  

Të shikojmë çfarë ndeshje do kemi në mars. Ne e kemi mbështetjen e tifozëve në çdo ndeshje. Tifozët po i presin me kënaqësi dhe dëshirë këto përballje. Janë forcë e shtuar për ekipin tonë. Të gjitha ndeshjet kanë 3 pikë, të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, është shprehur Armand Duka.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga