
Legjenda e Flamurtarit dhe Kombëtares Vasil Ruçi ka analizuar ndeshjen e shumëpritur Serbi – Shqipëri në emisionin “Mega Sport”. Autori i dy golave kundër Barcelonës në vitet ’80, ka hedhur më shumë “dritë” rreth ndeshjes së kuqezinjëve, duke përmendur edhe emra specifik që mund të bëjnë diferencën:
“Serbi – Shqipëri do të jetë ndeshje trajnerësh. Nëse humbasim, çdo gjë merr fund për shpresat në Botërorin që do mbahet vitin e ardhshëm. Dua të shikojë dy lojtarë në ndeshjen me Serbinë nga përfaqësuesja jonë, Mario Mitaj dhe Armando Broja. Kombinimet e kësaj dyshe mund të bëjë diferencën.
Duhet të amdiminstrojmë ndeshjen dhe të arrijmë që të shfrytëzojmë ato pak momente të rrezikshme që do na shfaqen. Do doja të kisha dy linja, Broja nga e majta, Hoxha nga e djathta dhe qendërsulmuesit të vinte nga mesfusha. Duhte të dalim nga linjat anësore”.