Shqipëria do të ndeshet me Serbinë në eliminatoret për Kupën e Botës. Takimi që bie më shumë në grup është pikërisht ky dhe ‘jehona’ ka filluar që tani në mediat serbe.
Kurir sport ka theksuar se shqiptarët kanë mosbesim të plotë dhe janë në shok. Gazetarët në Beograd flasin për një reagim të shqiptarëve në mënyrë dramatike. Ata duan t’a ekzagjerojnë këtë gjendje të pas shortit dhe t’a kthejnë në interesin e tyre.
Një gjë është e sigurtë që pavarësisht se kanë kaluar vite nga ‘makthi’ i Beogradit serbët janë po të njëjtit, provokativ, të ashpër dhe me siguri priten shumë më shumë fyerje e trazira për sfidën në kualifikuese.
Poll