
Kombetarja
Klaus Gjasula ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për ekipin e tij Dramstadt. Këta të fundit do të luajnë ditën e sotme në shtëpi përballë Hoffenheim dhe Gjasula është në stol.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikthehet pas 2 ndeshjesh mungesë, për një dëmtim të pësuar në ndeshjen e 20 prillit përballë Koln. Gjasula la fushën e lojës në minutën e 43’ përballë Koln, pas një problemi në gju.
Por vetëm 1 muaj para Europianit, 32-vjeçari si një nga elementët me më shumë eksperiencë në Kombëtare, ka gëzuar trajnerin Sylvinho. Tashmë tekniku brazilian ka më shumë mundësi zgjedhje, përsa i përket listës së Euro 2024.
Poll