Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Riformatohet mbrojtja, Sylvinho ka gati 11-shen “anti-Ukrainë”

Shkruar nga NEWSPORT
Riformatohet mbrojtja, Sylvinho ka gati 11-shen “anti-Ukrainë”
Kombetarja shqiptare stervitje

Kombëtarja shqiptare ditën e shtunë do të zbresë në fushë për t’u përballur me Ukrainën, sfidë e vlefshme për Nations League. Kjo përballje do të zhvillohet në “epet ARENA” në Pragë duke nisur që nga ora 20:45.

Kuqezinjtë prej ditësh vazhdojnë intensivisht përgatitjet për këtë takim, me Sylvinhon që për dy ndeshjet e këtij muaji ka mungesa të rëndësishme. Mbrojtja është një nga repartet, i cili është riformatuar për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit të dëmtuar. Ndërkohë Arlind Ajeti nuk është pjesë e këtij grumbullimi.

Kështu vendin e tyre do ta zënë Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, teksa nga krahët do të vendosen si gjithmonë Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj. 3-shja e mesfushës do të përbëhet nga Laçi-Ramadani-Asllani, ndërkohë në majën e sulmit do të jetë Rey Manaj,i cili do të ndihmohet nga Asani dhe Bajrami.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Manaj. Trajner: Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga