
Stadiumi "Arena Kombëtare"
Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.
Përsa i përket motit, pritet që të jetë një mot i qëndrueshëm dhe pa probleme për këtë sfidë. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet që qielli të jetë i vrenjtur, me mundësi për reshje të lehta shiu.
Por shiu nuk pritet të ndikojë në fushë. Ndeshja do të zhvillohet në kushte ideale, me temperaturat që pritet të jenë rreth 14 gradë Celsius.
Poll