Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

RAPORT/ UEFA vlerëson skemat e Sylvinhos dhe mesfushorët e Kombëtares, Ramadani lë pas yje si Xhaka, Kimmich dhe Rice

Shkruar nga NEWSPORT
RAPORT/ UEFA vlerëson skemat e Sylvinhos dhe mesfushorët e
Kombetarja shqiptare

Shqipëria mbylli më 25 qershor aventurën në Euro 2024, kompeticion i cili u zhvillua në Gjermani. Kombëtarja jonë u rendit në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar, teksa në grup kishte Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Së fundmi, disa muaj pas përfundimit të Europianit, UEFA ka publikuar një raport të plotë të skuadrave pjesëmarrëse, raport në të cilin është edhe Shqipëria. Që nga performancat individuale të lojtarëve si Nedim Bajrami, Ylber Ramadani dhe Klaus Gjasula, por edhe skemat e përdorura nga Sylvinho, UEFA analizon Kombëtaren kuqezi.

SYLVINHO (SKEMAT) – Një kthim i skuadrës në thellësi, duke lënë 6 lojtarë mbrapa në momentin kur janë në pozicion mbrojtje, pra në një bllok të ulët. Anashkaloi pasimet e gjata dhe u mundua që të fitonte nëpërmjet topave të dytë. Tranzicion i shpejtë, sidomos kundër Kroacisë. Përdorja e Qazim Laçit si pikë ndihmëse për 3-shen e sulmit. Përdori aftësitë e mesfushorin Kristjan Asllani për të kryer pasime kyçe. Ja doli që të ndikonte në mënyrë pozitive me zëvendësimet (Gjasula kundër Kroacisë dhe Hoxha ndaj Spanjës).

NEDIM BARJAMI – Mori vëmendjen e menjëhershme të mediave botëore dhe ndezi shpresë te Shqipëria që në sekondat e para të sfidës hapëse të kuqezinjve, ndeshjen përballë Italisë. Mesfushori kuqezi i dha avantazhin të  tijëve pas 23 sekondash lojë, duke u futur në histori.

KLAUS GJASULA – Aftësitë personale dhe ndikimi i menjëherëshëm kur Sylvinho i dha minuta. Renditet në lojtarët që kanë shënuar golat më vonë, pra në minutat e fundit. Goli i mesfushorit kuqezi në minutën e 95-të shtesë, i dha barazimin Shqipërisë në sfidën përballë Kroacisë, e cila përfundoi 2-2.

YLBER RAMADANI – Një nga pikat kyçe të formacionit të Sylvinhos, edhe pse shpeshherë ndoshta loja e tij nuk bie në sy. Një ndër lojtarët që ka vrapuar më së shumti në kampionatin Europian, duke u renditur i 5-ti në këtë kompeticion. 12.51 kilometra të përshkuara nga Ramadani, i cili lë pas yje si Granit Xhaka, Declan Rice apo Joshua Kimmich.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga