
Kombëtarja e Shqipërisë mori 1 pikë të vyer kundër Kroacisë. Barazimi 2 me 2 mban aktualisht kuqezinjtë në vendin e tretë në grupin B, pasi Kroacia ka golavarazh më të dobët.
Por cilat janë skenaret që kualifikojnë Shqipërinë? Më i sigurti është fitorja kundër Spanjës.
Në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte të sigurt kualifikimin. Duke grumbulluar 4 pikë, djemtë e drejtuar nga Sylvinho mund të kalojnë më tej dhe si vend i dytë, teksa gjithçka varet nga Italia.
Skenari tjetër është nëse Shqipëria barazon apo mbetet me 1 pikë. Renditja me skuadrat e vendeve të treta çon 4 nga 6 grupet. Aktualisht Kombëtarja ka 1 ndeshje më shumë se përfaqësuese të tjera dhe rënditet e dyta nga gjashtë skuadra.
Kujtojmë se Kombëtarja luan takimin e radhës kundër Spanjës më 24 qershor. Ndeshja merr jetë në 21:00 në Duseldorf.
