
Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.
Kur na ndajnë edhe disa orë nga nisja e kësaj sfide, FSHF bën të ditur se kanë dalë në shitje edhe biletat fizike. SIpas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, këto bileta mund të blihen pranë hyrjes tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”. Megjithatë, mbetet si mundësi edhe blerja e biletave onlinë.
Njoftimi i FSHF:
Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot kanë mundësi që të blejnë biletat fizike për ndeshjen e 24 marsit, Shqipëri-Andorra.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të blejnë bileta fizike tashmë pranë pikës së shitjes që ndodhet pranë hyrjes tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”.
Njëkohësisht, biletat për këtë ndeshje do të vazhdojnë të shiten edhe online në linkun që mund ta gjeni në faqen zyrtare Fshf.org.
Këtë të hënë Kombëtarja do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që do të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.