
Sot në darkë Kombëtarja luan ndeshjen e shumë pritur kundër kundërshtarëve çekë në stadiumin Kombëtar. 3 pikët janë synimi i Shqipërisë në këtë ndeshje decizive.
Takimi starton në mbrëmje e ndaj temperaturat pritet të jenë pak të ftohta, duke parë edhe ndryshimin e motit këto ditët e fundit. 7 Gradë Celcius parashikohet të jetë moti në oraret e zhvillimit të super përballjes në Tiranë.
Lagështia do të mbizotërojë me 82 përqind të pranisë në ajër, duke parë edhe reshjet e shiut që kanë kapluar vendin. Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare prej 6 km/h.
Kushtet atmosferike pritet të jenë perfekte, pa mjegull ose pika shiu. Pra, një mot i hapur, i pastër dhe një fushë në kushte ekselente për zhvillimin e një takimi ndërkombëtar.
