Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Objektivi ynë është të rrimë sa më shumë në Gjermani”, Armand Duka gëzon shqiptarët: Sot fitojmë 1-0

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi ynë është të rrimë sa më
Armand Duka

Shqipëria do të luajë finalen e jetës sonte përballë Spanjës në orën 21:00, në Dusseldorf Arena. Kuqezinjtë kërkojnë të bëjnë mrekullinë duke tentuar 3 pikët ndaj Spanjës favorite për të kaluar 'Grupin e Ferrit'. Në prag të sfidës, presidenti i FSHF-së Armand Duka dha një prononcim për KLAN TV.

“Kjo është ndeshje e rëndësishmë për të gjithë, por edhe për spanjollët që duan të fitojnë ndeshjen. Janë skuadër me kualitet, ne e dimë kë kemi përballë. Por, edhe ne jemi mirë. Deri këtu kemi ardhur si fitues grupi dhe do të bëjmë më të mirën për të fituar pasi nuk kemi alternativë tjetër. Futbolli prandaj është i bukur. Favor dhe disfavor është që Spanja ka fituar grupin dhe nuk ka presion rezultati.

Është moment i mirë që jemi këtu, jo vetëm pjesë e Europianit, por edhe që jemi në garë për të luftuar. Më vjen mirë që stadiumi është plot me shqiptare, do të jenë vlerë e shtuar për djemtë në fushë. E rëndësishmë është të bëjmë performancë të mirë, besoj se do të luftojmë mirë.

Objektivi ynë është të rrimë sa më shumë në Gjermani. Fitojm 1-0”, tha Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga