Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Kochorashvilit në minutën e 70-të, i cili nga gjuan nga 30 metra dhe lë në vend Thomas Strakoshën.
Me përfundimin e ndeshjes, SofaScore dhe Flashscore kanë vlerësuar lojtarët për paraqitjet e tyre. Lojtar i ndeshjes u shpall golashënuesi Kochorashvili me notën 81, por për kuqezinjtë më të mirët ishin Ramadani, Mitaj e Asllani sipas dy sajteve.
Ditë ‘Jo’ e sotmja për Rey Manajn, Jasir Asanin e Thomas Strakoshës i cili u vendos gabim në momenin e pësimit të golit. Nota mesatare për Hysajn e Bajramin, ndërsa dyshja e mbrojtjes Ismajli e Kumbulla u vlerësua mbi mesataren.