Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Njeriu që ndryshon Shqipërinë, Arbër Hoxha është “benzina” e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Njeriu që ndryshon Shqipërinë, Arbër Hoxha është
 

Arbër Hoxha është kthyer në një element të rëndësishëm për sulmin e Kombëtares. Dhe pse aktivizohet si zëvendësues, si ndaj Italisë dhe kundër Kroacisë ndryshoi fazën ofensive të kuqezinjve.

Hoxha u aktivizua nga Sylvinho në minutën e 85’, kur Shqipëria po mposhtet 2 me 1 nga Kroacia. Impakti ishte i madh në krahun e majtë të sulmit, nga ku u gatua goli i barazimit por dhe raste të tjera.

Kujtojmë se dhe ndaj Italisë, Arbër Hoxha u aktivizua si zëvendësues. Pikërisht në minutën e 68’, ndërsa sërish i shtoi vrullin fazën sulmuese të Kombëtares.

25-vjeçari është “benzina” që Kombëtarja ka nevojë në fundin e takimit. Sigurisht që sytë janë te Sylvinho. A është bindur braziliani për t’i dhënë vendin e titullarit?

Mbetet për t’u parë. Ndeshja me Spanjën vjen shpejt, pikërisht më 24 korrik ora 21:00 në Duseldorf. Kritikat mungojnë për Hoxhën dhe aktualisht për të fliten vetëm fjalë të mira.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga