Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Një ndër më të mirët ndaj Anglisë, Arbër Hoxha: Nuk shfrytëzuam dot rastet, Bellingham më hyri në sparkatë

Shkruar nga NEWSPORT
Një ndër më të mirët ndaj Anglisë, Arbër
Arber Hoxha

Kombëtarja shqiptare u mposht 2-0 nga Anglia në “Air Albania”. Kuqezinjtë bënë një ndeshje mjaft pozitive, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot t’i bënin “ballë” Harry Kane.

Pas kësaj disfate ka folur për mediat Arbër Hoxha. Sulmuesi bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe mjaft i zhgënjyer është për rezultatin.

“ Në bazë të paraqitjes nuk e meritonin të humbin. Kemi luajtur shumë mirë, patëm mundësi të shënonim, por nuk ia dolëm. Harry Kane arriti të shfrytëzonte shumë mirë dhe shënoi.

Jam munduar të bëj më të mirën në lojën 1-1 dhe nuk e kam menduar të shënoj unë apo jo. E rëndësishme ishte të bënim mirë të gjithë si skuadër.

Ishalla vazhdoj me këtë ritëm dhe të ndihmoj Kombëtaren gjithmonë, shumë e më shumë.

Unë nuk e pash që ishte aty Bellingam, i cili erdhi dhe bëri sparkatë. Ky është niveli i një futbollisti të madh”, ka theksuar Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu