
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë. Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e sotme, ku lojtarët do të vihen nën urdhrat e Sylvinhos.
Siç dihet timonieri brazilian ditën e premte bëri publike edhe listën e të grumbulluarvr për këtë sfida. Gjithashtu pasditen e sotme do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore e skuadrës, e cila nis kështu zyrtarisht përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve, siç është ajo ndaj Serbisë.
Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në Leskovac duke nisur që nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë tanë do të synojnë të marrin maksimumin e pikëve ndaj serbëve për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikimin në Kupën e Botës