Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga porta, në mbrojtje dhe mesfushë, Italia i trembet "italianëve" të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga porta, në mbrojtje dhe mesfushë, Italia i trembet
Gjimshiti, Ramadani dhe Berisha

Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.

Një listë mjaft interesante, ku bie në sy që plot 10 lojtarë janë pjesë e ekipeve italiane. Një favor i madh për Kombëtaren shqiptare, duke ditur që edhe në grupet e Euro 2024, do të ndeshemi me Italinë dhe kemi në përbërje një organikë që e njeh mjaft mirë futbollin përtej Adriatikut.

Duke filluar nga portierët, dy prej tyre luajnë në Itali. Etrit Berisah me Empolin në Serie A, ndërsa Elhan Kastrati me Cittadellan në Serie B. Duke vazhduar më pas me mbrojtjen ‘italiane’, Gjimshiti (Atalanta), Hysaj (Lazio), Ismajli (Empoli) dhe Kumbulla (Sassuolo/Roma).

Po ashtu, edhe reparti i mesfushës është një e mbushure me ‘italianë’, ku nga 9 lojtarë, plot 4 luajnë në Itali. Asllani (Inter), Bajrami (Sassuolo), Berisha dhe Ylber Ramadani (Lecce).

Pra, duhet pranuar që shkolla italiane e futbollit ka qenë, është dhe pritet të jetë edhe për disa vite një nga akademitë më produktive dhe frytdhënëse të Kombëtares shqiptare.

Etrit Berisha – Empoli (Serie A)
Elhan Kastarti – Cittadella (Serie B)
Berat Gjimshiti – Atalanta (Serie A)
Elseid Hysaj – Lazio (Serie A)
Ardian Ismajli – Empoli (Serie A)
Marasha Kumbulla – Sasuolo/Roma (Serie B / Serie A)
Kristjan Asllani – Inter (Serie A)
Nedim Bajrami – Sassuolo (Serie B)
Medon Berisha – Lecce (Serie A)
Ylber Ramadani – Lecce (Serie A)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga