
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac.
Në seancën e sotme stërvitore me grupin u bashkua edhe Nazmi Gripshi, ndërsa trajneri Silvinjo i pati të gjithë lojtarët në dispozicion. Stërvitja zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe nisi me punën në palestër, për të vijuar më pas në fushë, ku stafi teknik punoi mbi disa situata loje dhe aspektin taktik.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe asnjëri nuk ka probleme.
Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet në Tiranë për ndeshjen ndaj Serbisë. Ekipi do të udhëtojë të premten drejt Nishit, ku do të akomodohet dhe do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara sfidës në Leskovac në stadiumin ku do të luhet ndeshja.