Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga Hysaj, te Sadiku dhe Salihi, 16 futbollistë të Kombëtares kanë debutuar ndaj Gjeorgjisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Hysaj, te Sadiku dhe Salihi, 16 futbollistë të Kombëtares
Ilustrim / Elseid Hysaj, Armando Sadiku dhe Hamdi Salihi

Pas fitores fantastike në transfertë, 1-2 përballë Ukrainës, Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën, kundër Gjeorgjisë. Kjo sfidë është e vlefshme për raundin e dytë të Ligës B në Nations League.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45. Një përballje e cila mbart dhe histori, pasi nuk është hera e parë që kuqezinjtë tanë përballen me gjeorgjianët. Në 15 ndeshje të zhvilluara, Gjeorgjia ka fituar 8, 4 kanë përfunduar në barazim, ndërsa 3 janë fituar nga tanët.

Por, jo vetëm kaq. Pasi në përballjet kundër Gjeorgjisë, plot 16 futbollistë apo ish-ë, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë me fanellën kuqezi.

Elseid Hysaj, Armando Sadiku, Hamdi Salihi, Debatik Curri, Admir Teli, Alban Hoxha, Edgar Çani, Hair Zeqiri, Emiljano Vila, Saimir Ujkani, Erion Xhafa, Bekim Kastrati, Artur Maxhuni, Armir Grima, Sokol Prenga dhe Ardian Mema e kanë bërë debutimin e tyre pikërisht ndaj Gjeorgjisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga