Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga biseda me Stojkovic e Nedim Bajramin te premiot në rast kualifikimi për Botërorin, Armand Duka i tregon të gjitha

Shkruar nga NEWSPORT
Nga biseda me Stojkovic e Nedim Bajramin te premiot në rast kualifikimi
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, TV Klan në moderimin e Blendi Fevziu:

“Ish-trajneri i Serbisë Stojkovic më tha se ju e merituat fitoren. Nuk ka asgjë për të ardhur keq, ne nuk e meritonim. Ata ishin koshientë për ata çka u tregua në fushë, pra që ekipi jonë i meritoi 3 pikët në të gjitha këndvështrimet. Mendojë se Federata serbe ka bërë maksimumin për organizmin e një ndeshje të qetë.

I falenderojë publikisht për kushtet shumë të mira. Nuk të jep njeri karton të verdhë për mënyrën se si feston, aq më shumë kur ti feston me simbolet e tua nacionale. Arbitri ishte një nga më të mirët. Ne kemi një skuadër të kënaqshme, mbi nivelin mesatar, në atë nivel është edhe Serbia.

Të treja rezultatet janë brenda. Kishim menduar se ekipi serbi kishte më shumë presion. Në fuboll duhet pak fat. Nëse Serbia do kishte shënuar në pjesë e parë, mund të shkonte ndryshe. Kur e takova i thashë Bajramit mos u mërzit për rastin e humbur. Ky është futbolli. Në fakt ishte mërzitur pse nuk shënoi.

Serbia ka yje në rënie. Ne kemi yje në Kombëtare, por pyetja është se për çfarë yje bëhet fjalë. Ne superyje si Messi, Ronaldo apo Yamal nuk kemi, por yje kemi. 70-80% e kontigjentit luajnë në kompeticione europiane. Ekipi Kombëtar ka premium për çdo ndeshje për çdo rezultat.

Nëse shkojmë në Botëror do të ketë një premium të konsiderueshëm. Deri tani qeveria nuk ka dhënë një premium për Kombëtaren, por besojë se do ndodhi. Pas fitores me Serbin, fillon një rrugëtim akoma më i vështirë.

Ne kemi shanse me çdo llojë skuadre. Ndaj Anglisë ka shanse, futbolli ky është. Probaliteti nuk është shumë i madh, por është ndeshje për t’u luajtur. Probaliteti është që i pari në renditje të jetë Çeki, i dyti Polonia, i treti Hungaria dhe Skocia”.           

Poll

Lexo gjithashtu