
Enea Mihaj ka qenë lojtari i fundit që i është bashkuar Kombëtares shqiptare në grumbullimin për ndeshjet kundër Serbisë dhe Jordanisë. Udhëtimi i gjatë nga SHBA, ku luan me Atlanta United në MLS, ka ndikuar në vonesën e tij.
Qendërmbrojtësi nuk ishte pjesë e listës në ndeshjet e shtatorit, por këtë herë nuk mungoi në listën e trajnerit Sylvinho. Ai mbërriti vetëm mesditën e sotme në Shqipëri dhe pas një ndalese të shkurtër në hotel, iu bashkua skuadrës në “Shtëpinë e Futbollit”.
Mihaj arriti pikërisht kur kishte nisur seanca stërvitore dhe mori pjesë menjëherë në ushtrimet nën drejtimin e Sylvinhos. Ai shihet si një alternativë e vlefshme në mbrojtje, duke marrë shkas se do të mungojnë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.