Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga Anglia te Anglia, “3 Luanët” ishin “makthi” i Shqipërisë në këto kualifikuese

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Anglia te Anglia, “3 Luanët” ishin “makthi” i
Shqiperi - Angli

Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese në vendin e dytë në grupin K. Kuqezinjtë pas 8 ndeshjesh ia dolën të grumbullojnë 14 pikë, 10 më pak se Anglia dhe 1 më shumë se Serbia.

Pikërisht anglezët janë “makthi” i ekipit tonë në këto kualifikuese. Skuadra e drejtuar nga Sylvinho u mposht nga Anglia në “Ëembley” me shifrat 2-0, takimi i parë në këto kualifikuese.

Nga ajo përballje ekipi u përmirësua dhe në ndeshjet e tjera ia doli të merrte 4 fitore dhe vetëm 2 barazime. Por sërish Anglia do t’i detyronte kuqezinjtë ta mbyllnin këtë fushatë kualifikeuse me humbje.

Mbrëmjen e djeshme “3 Luanët” fituan po 2-0 ndaj ekipit tonë, duke i shkaktuar humbjen e parë pas 8 ndeshjesh. Por tashmë kjo pak rëndësi ka, pasi Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin për herë të parë në “Play-Off” të Kupës së Botës.

Tashmë me kuriozitet presim të mësojmë kundërshtarët në këtë fazë, ku me 20 nëntor do të hidhet shorti. Ndërkohë në mars të 2026 do të luhen ndeshjet e para të “Play-Off".

Poll

Lexo gjithashtu