Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Në pushim u thashë lojtarëve që mund të barazojmë”, Sylvinho pas disfatës me Anglinë: Kur kam probleme, marr këshilla nga Arsene Wenger

Shkruar nga NEWSPORT
“Në pushim u thashë lojtarëve që mund të
Sylvinho - Arsene Wenger

Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

Në konferencën për shtyp pas këtij dueli, Sylvinho ka treguar se si i ka motivuar lojtarët në pushim e ndeshjes. Ndër të tjera, braziliani nuk kursen elozhet për Armando Brojën.

“Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që kemi mundësi të barazojmë. Provuam edhe Brojën që bëri shumë mirë në atë pjesë. Broja ka që në 4 janar që nuk luan dhe prej 10 ditësh ishte në pankinë me Evertonin. Nuk ishte i gatshëm fizikisht për 90 minuta me ne, por ai na ndihmon qoftë 40 apo 45 minuta”, u shpreh fillimisht trajneri brazilian.

Më tej, Sylvinho u pyet nga gazetarët anglezë nëse ai komunikon me Arsen Wenger ndonjëherë, duke qenë se braziliani e ka pasur trajner në kohën kur luante për Arsenal në Premier League.

“E kam takuar gjatë Europianit dhe gjatë shortit të Botërorit. Kur kam ndonjëherë probleme, mund t’i marr ndonjë këshillë. Sigurisht që nuk flas çdo ditë, por kam mundësi të komunikoj me të”, tha Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga