Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndryshime nga mbrojtja në sulm, Sylvinho “SHTANG” edhe Armando Brojën! Njihuni me FORMACIONET ZYRTARE të Shqipëri – Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshime nga mbrojtja në sulm, Sylvinho “SHTANG” edhe Armando
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Anglisë. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 18:00.

Një takim ku pavarësisht se kuqezinjtë janë kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë në histori në një Kupë Bote, sërish do të tentojnë rezultat pozitiv, që mund t’i ndihmonte të ngjiteshin në kualifikimin e FIFA-s.

Prej 3 ditësh ekipi është stërvitur për këtë duel dhe Sylvinho i ndikuar edhe nga kartonët është detyruar të bëjë ndryshime në formacion. Juljan Shehu dhe Mariot Mitaj janë dërguar në tribunë, ndërsa Rey Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami janë futbollistët, që në rast ndëshkimi nuk do të luajnë në gjysmëfinale.

Kështu braziliani ka “shuar” tashmë çdo dilemë dhe ka vendosur për 11-shen startuese.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Bajrami, Laçi,  Ramadani, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho

Angli: D.Henderson, Wuansah, Rice, Stones, Kane, Bellingham, Burn, Wharton, O’Reilly, Eze, Bowen. Trajner: Thomas Tuchel

 

Poll

Lexo gjithashtu