Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Ndeshje jetike", Redi Jupi BEFASON me titullarët ndaj Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndeshje jetike", Redi Jupi BEFASON me titullarët ndaj
Redi Jupi

Ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë në pozitën e analistit të futbollit, Redi Jupi ka dhënë versionin e tij në emisionin “Procesi Sportiv”, Top Channel për formacionin e Shqipërisë në transfertën e Leskovac ndaj Serbisë:

“Formacioni që luajtëm ndaj Letonisë do jetë i njëjti edhe kundër Serbisë, nëse nuk ka dëmtime. Jam i bindur, do jetë i njëjti formacion. Broja, Manaj dhe Bajrami do të jenë në sulm. Shehu, Asllani dhe Laçi do jenë në mesfushë, kurse mbrojtja si gjithmonë. Jam pak më i qetë në këtë pikë, sepse Sylvinho nuk do jetë konfuz.

Nëse do kishte konfuzion, pra kush do ishte, si do luante, do të ishte shqetësuese. Shpresojë t’i ketë ide të qarta jo vetëm se kush do të luajnë, njëkohësisht edhe për mënyrën e lojës. Duhte të pranojmë, kjo do të jetë një ndeshje jetik në shumë dimensione”.  

Poll

Lexo gjithashtu