Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Ndeshje e vështirë”, gazetari paralajmëron Shqipërinë: Andorra për pak i mori barazimin Anglisë dhe Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e vështirë”, gazetari paralajmëron
Endi Tufa

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa ka folur për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e cila do të mbahet pas pak orësh. Ai i ka kërkuar vigjilencë trajnerit Sylvinho dhe grupit, pavarësisht forcës së kundërshtarit, duke marrë si pikë referimi vështirësit që kanë hasur Anglia dhe Serbia për t’i “thyer” që në 45 minutat e para:   

“Problemi është kur kemi përballë kombëtare më të vogla në letër. E marrim disis më lehtë dhe është më e vështirë të komandosh lojën. Në futboll është më e thjeshtë të mbrohesh, se sa të sulmosh.

Në këtë rast, neve na nduhet të sulmojmë. Për fatin tonë jo të mirë, sulmuesit tanë nuk kanë qenë në formë shumë të mirë. Që nga ndeshja me Serbinë e deri këtu, ka lojtarë që nuk janë aktivizuar thuajse fare për klubet e tyre.

Do përmendja Brojën, kurse Daku ka luajtur, por nuk ka shënuar. Për këtë arsye është rikthyer Indrit Tuci, i cili aktivizohet në Turqi dhe ka shënuar gola këtë kohë. Në ndeshje të tilla, nëse nuk shënon shumë shpejtë, rritet tensioni.

Andorra ndaj Anglisë e ka mbajtur barazim pjesën e parë apo edhe me Serbinë në 45 minutat e para. Ata nuk pësojnë gol lehtë. E vështirë për t’i shënuar. Duhen gjetur alternativa se si shënohet. Duke i shtuar edhe presionin, mbetet ndeshje e vështirë”.     

Poll

Lexo gjithashtu