
Në konferencën e sotme për shtyp ishte radha e Nedim Bajramit. Mesfushori në Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë po bën paraqitje fantastike. Madje kundër Italisë shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, duke vendosur rekord në një kompeticon të tillë.
Bajrami shprehet i bindur se ndaj Spanjës do të marrin rezultat pozitiv. Ndë të tjera kërkon nga shokët që të jenë të kujdesshëm në prapavijë dhe më pas t’i godasim spanjollët me kundërsulme.
“Dhuratë nga Spanja? Në futboll nuk ka dhurata. Ne do të përgatitemi shumë për këtë sfidë. Duhet të luftojmë shumë për të arritur te fitorja.
Golat nga distanca pse mungojnë? Pjesën e parë me Kroacinë e kisha një mundësi, por do ta provoj sërish me Spanjën. Edhe Asani dhe Asllani kanë një goditje të mirë nga disatanca dhe në këtë mënyrë duhet ta provojnë edhe ata.
Në qendër apo në krah, ku do të luash ndaj Spanjës? Unë jam gati për të dyja pozicionet. Si në mesfushë, si në krah, unë do të jap maksimumin ku të dojë trajneri. Spanja do na bëjë shumë presion dhe ne jemi përgatitur t’i kapin në kundërsulm. Duhet të provojnë gjithçka.
Do ta ndërroje golin rekord për një gol në minutat e fundit? E vështirë, por do të doja të shënoja në fund dhe të merrnin fitoren. Nuk e dija se vendosa rekord. Jam padiskutim shumë i lumtur.
Spanja do të luajë me lojtarët stolit. Si është pritur deklarata e Lus de la Fuente në Kombëtare? Jemi duke luajtur një Euro 2024me ekipe të forta. Për mua s’ka ekip të parë, të dytë apo 3-të. Duhet të përgatisim ndeshjen për të marrë më të mirën. Lojtarët që do të luajnë do të luftojnë për të bindur trajnerin dhe do të synojnë të shënojnë ose asistojnë.
Në cilin aspekt keni punuar më shumë? Kemi bërë dy ndeshje të mira, pas goli të parë duhet të kërkojnë edhe golin e dytë dhe të 3-të. Po luajmë në Euro 2024 dhe nuk kemi shumë raste, por të paktën ato që kemi t’i shfrytëzojmë siç duhet.
Si kundër Kroacia apo si kundër Italisë. Si do të luajë Shqipëria? Ne e dimë të gjithë se si do të luajë Spanja. Në mbrojtje duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tentojmë me kundërsulme të shënojmë. Tifozët janë shumë të rëndësishme dhe besoj se do na mbështesin.
Presioni? Besoj se presion nuk kemi, pasi është ndeshja e 3. Kemi përballë kndërshtarë të fortë, ato raste që kemi t’i shënojmë. I kemi shënuar Italisë dhe Kroacisë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme.
Kush është fitorja që të ka mbetur në mendje përballë një “BIG”? besoj të gjithë e dimë atë ndeshje me Serbinë, por s’dua t’i futem kësaj teme. Për mua ndeshja më e bukur është me Çekinë, në Çeki, jo se shënova unë, por kishte shumë tifozë. Edhe sfida Portugali – Shqipëri është e bukur, ku Balaj na dhuroi fitoren”, ka deklaruar Bajrami.